Bajrami: Injorimi i grevës është injorim ndaj 318 mijë fëmijëve

Pasi ofroi një opsion zgjidhjeje për përfundimin e grevës, Bajrami ka thënë se të gjithë ata të cilët po i vënë në pikëpyetje bindjet politike të Jasharajt dhe SBAShK-ut, do duhej të kishin një kërkesë ndaj Ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci. Krahas kësaj, ajo ka thënë se nga kjo betejë nuk do të ketë fitues

Hykmete Bajrami, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar edhe një herë tjetër për grevën në arsim. Sipas saj, ata të cilët po akuzojnë SBASHKU-n dhe nuk po kërkojnë angazhim maksimal nga ana e Qeverisë së Kosovës janë ata të cilët po i kontribojnë grevës.

Përmes një postimi në Facebook, Bajrami ka thënë se të gjithë ata të cilët po i vënë në pikëpyetje bindjet politike të Jasharajt dhe SBAShK-ut, do duhej të kishin një kërkesë ndaj Ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci.

“Për ju që besoni se Rrahman Jasharaj dhe SBASHK-u janë të ndikuar politikisht, është dashur me i kërku ministres së arsimit znj. Nagavci që nga 25 gushti e deri me sot me taku secilin mësimdhënës në Kosovë, duke e vizitu çdo shkollë e qerdhe dhe me pa se ku qendron problemi. Mos harroni se në mesin e atyre që janë në grevë, ka shumë që në zgjedhjet e 14 shkurtit kanë votuar për VV-në”, ka deklaruar Bajrami.

Sipas Bajramit, do duhej që të ushtrohej presion nga të dy palët ashtu që ato të mos largoheshin nga tavolina deri në gjetjen e një zgjidhjeje.

“Injorimi i grevës është injorim ndaj 318 mijë fëmijëve… Kjo betejë nuk ka fitues, ka vetëm humbës”, ka shkruar ajo.

Greva në arsim ka filluar që nga 25 gushti. Grevistët kanë kërkuar shtesën prej 100 eurosh, duke refuzuar ofertën prej 50 eurosh të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të cilën e kishte prezantuar së bashku me ministrin e Financave, Hekuran Murati, në kuadër të pakos së përballjes së rritjes së inflacionit.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika