Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se është krenare me fitoren e djelmoshave të Kosovës të cilët shënuan një fitore me rezultat të thellë 5:1 ndaj Qipros.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka thënë se loja e mbrëmjes së të martës ka teguar shpirtin luftarak të tyre në fushë duke u dhuruar shikuesëve një lojë fantastike.
“Një fitore e shumëpritur. Krenar me djelmoshat e Kosovës, të cilët sonte dëshmuan shpirtin luftarak në fushë duke demonstruar një lojë fantastike dhe duke shënuar një fitore të çmuar në Ligën e Kombeve”, ka shkruar Osmani.
Ndër të tjera, gjersa ka përgëzuar ekipin për fitoren, Osmani u ka uruar sukese në ndeshjet e radhës.
Kosova ka shënuar fitore ndaj Qipros me rezultat 5 me 1 në Stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.
Golat për Kosovën i kanë shënuar Florent Muslija në minutën e 22-të, pastaj goli i dytë erdhi nga Donat Rrudhani në minutat shtesë të pjesës së parë.
Ndërsa, në minuat e parë të pjesës së dytë golin për të thelluar epërsinë në 3:0 e shënoi Elbasan Rashani nga një asistim i Vedat Muriqit. Goli i katërt u shënua nga ky i fundit.
Ndërkaq, golin e vetëm për kundërshtarët e ka shënuar V. Roberge.