Osmani përfundon takimet jashtë vendit: Kosova është në rrugën e drejtë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është kthyer në Kosovë pas vizitave që pati jashtë vendit për një javë, duke u shprehur e bindur se Kosova është në rrugën e drejtë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me kabinetin e saj





Pas vizitave që pati jashtë vendit, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është kthyer në vend me bindjen se Kosova është në rrugën e drejtë.

Kështu ka thënë ajo në një postim në llogarinë e saj në Facebook.

“Pas një jave përplot takime e diskutime me miq e aleatë të rinj e të vjetër, kthehemi në vendlindje me bindjen e plotë se Kosova është në rrugë të drejtë”, shkroi presidentja.

Në kuadër të vizitës së saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, presidentja Osmani është takuar me presidentin e SHBA-së, Joe Biden.

Presidentja e Kosoves, Vjosa Osmani, me presidentin e ShBA-së, Joe Biden

Osmani e ka publikuar një foto ku shihet bashkë me presidentin Biden.

Ajo nuk ka dhënë detaje të tjera, por vetëm ka shkruar “miqësi e përhershme dhe partneritet i palëkundur me SHBA-në”.

Po ashtu, gjatë vizitës së saj në ShBA, presidentja Osmani është takuar edhe me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Osmani ka theksuar se qëllimi strategjik i Kosovës mbetet anëtarësimi në komunitetin euroatlantik.

Sipas saj, këtij hapi duhet t’i paraprijë përfshirja e Kosovës në Partneritetin për Paqe.

“Osmani në takim me shefin e NATO-s, tha se anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe NATO do të kontribuojë në rritjen e sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe e cilësoi anëtarësimin në këtë organizatë, prioritet shtetëror të Kosovës, si një parakusht për sigurimin e paqes në rajon, ashtu edhe për promovimin dhe mbrojtjen e vlerave të përbashkëta”, thuhet në njoftimin e zyrës së presidentes.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në takim me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg

Në këtë kontekst, Osmani ka përmendur faktin se Forca e Sigurisë së Kosovës, e cila po zhvillohet në përputhje me standardet e NATO-s, do t’ia mundësojë Kosovës një rol aktiv në kuadër të sigurisë rajonale dhe globale.

Po ashtu, ajo ka potencuar se Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme të NATO-s në ruajtjen e stabilitetit dhe paqes.

Sa i përket agresionit të Rusisë në Ukrainë, Osmani ka thënë se Kosova ka dënuar luftën e paprovokuar të Putinit kundër Ukrainës dhe se është plotësisht në linjë me sanksionet e BE-së dhe SHBA-së kundër Rusisë.





Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika