Rama për largimin e rusëve nga Rusia: Janë të mirëseardhur në Shqipëri

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se shtetasit rusë janë të mirëseardhur në Shqipëri, të cilët largohen nga Rusia dhe nuk duan të marrin pjesë në mobilizimin e paralajmëruar nga presidenti rus, Vladimir Putin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama





Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një konferencë për shtyp ka diskutuar dhe rreth shtetasve rusë që po largohen nga vendi për t’i shpëtuar mobilizimi që shpalli Putin.

I pyetur për këtë çështje kryeminsitri Rama ka thënë se shtetasit rusë janë të mirëseardhur në Shqipëri.

Në këtë konferencë për shtyp, Rama u pyet dhe për qëndrimin e Shqipërisë nëse do të përballen me kërkesë nga rusët që braktisin vendin e tyre, për të mos ju bashkuar luftës në Ukrainë.

Janë të mirëseardhur, janë të mirëseardhur në Shqipëri”, tha Rama duke shtuar se urdhëri i presidentit rus Putin për mobilizimin e qytetarëve rusë javën e kaluar ka shkaktuar një eksod të qytetarëve dhe reagime në vend, raporton Top Channel.

Gjatë kësaj periudhe shumë burra janë duke tentuar të ikin nga Rusia drejt shteteve fqinje. Në mesin e shteteve fqinje Kazakistani dhe Gjeorgjia kanë rezultuar të jenë destinacionet më të shpeshta të rusëve.

Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë se do të thirren rreth 300 mijë persona me përvojë paraprake ushtarake, mirëpo ka raportime se numri mund të shkojë në 1 milion.





Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika