Të martën e 12 prillit, drejtuesi i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka thirrur mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë.
Edhe pse, ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha nuk është më pjesë e këtij grupi, ai morri pjesë në takim.
Gjatë takimit, ai ka kërkuar dorëheqjen e Enkelejd Alibeajt nga posti i kryetarit të Grupit Parlamentar të PD-së.
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Alibeajt, i cili është kundërpërgjigjur duke thënë se Berisha ka pushtuar selinë blu dhe se vendimi i Gjykatës për Kuvendin e Komisionit të Rithemelimit ishte një ‘’farsë’’.
Berisha iu është drejtuar Alibeajt duke thënë se ky i fundit punon për Bashën dhe Ramën, ‘’kundër PD-së’’.
“Përbashkimi i PD-së ka pasur vështirësi, por ekziston një vullnet i gjerë si në bazë të deputetëve për të zhbërë një periudhe të shkurtër përçarje. Duheshin bërë hapa në këtë drejtim. Por një njeri dha dorëheqjen, iku, dhe pasoi një zinxhir ngjarjesh”, ka deklaruar Berisha.
Sipas tij, Alibeaj pa asnjë tagër ka paditur PD-në në gjykatë.
Pas vendimit të Gjykatës së Tiranës për të regjistruar statutin e Berishës, komisioni i Rithemelimit ka marrë drejtimin e selisë blu.
Po ashtu, Alibeaj e ka ankimuar këtë vendim.