Aksioni anti-drogë për të cilin është zhvilluar këtë të mërkurë në Deçan dhe Gjakovë, Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda ka dhënë detaje të reja lidhur me rastin.
Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se në këtë aksion anti-drogë janë bastisur dhjetë lokacione në Deçan dhe Gjakovë dhe janë ndaluar me urdhër të Prokurorit të Shtetit shtatë persona të dyshuar për veprat penale, “Kultivimi i bimës se hashashit, shkurres se kokainës apo kanabisit” dhe “Blerja, posedimit, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Në njoftimin e Prokurorisë së Pejës ka njoftuar se vlera totale e drogës se sekuestruara dhe asgjësuar është më së paku 600 mijë euro.
“Gjatë bastisjeve në komunën e Gjakovës janë sekuestruara rreth 500 gram narkotikë të dyshuar të llojit kokainë, ndërsa gjatë bastisjes në komunën e Deçanit në disa lokacione janë sekuestruara dhe asgjësuar rreth 180 bimë të mbjella të narkotikëve të llojit marihuanë, në sasi totale mbi 100 kilogramë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Në këtë aksion janë sekuestruar edhe armë, telefona, para kesh dhe prova tjera materiale të cilat do shërbejnë për ndriçimin e kësaj çështje penale.