Krasniqi viziton Mitrovicën e Veriut, i diskuton problemet me qytetarët

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal në Republikën e Kosovës, Elbert Krasniqi, së bashku me këshilltarin e MPB-së dhe me këshilltarin e MAPL-së kanë vizituar lagjen e Doktorëve, lagjen e Boshnjakëve dhe lagjen Kroi i Vitakut në Mitrovicën e Veriut. Krasniqi ka thënë se, janë duke i shqyrtuar mundësitë që t'u krijojnë kushtet më të mira dhe qasje me të lehtë në shërbime, qytetarëve të këtyre lagjeve

Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal në Republikën e Kosovës, Elbert Krasniqi së bashku me këshilltarin e MPB-së dhe me Alban Krasniqi, këshilltar në MAPL

 





Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal në Republikën e Kosovës, Elbert Krasniqi, së bashku me këshilltarin e MPB-së dhe me Alban Krasniqi, këshilltar në MAPL, të mërkurën e 28 shatorit e kanë vizituar Mitrovicën Veriore.

Ata i kanë takuar qytetarët që jetojnë në lagjen e Doktorëve, lagjen e Boshnjakëve dhe lagjen Kroi i Vitakut, me të cilët, kanë diskutuar për problemet e tyre.

“Këtë pasdite, i shoqëruar nga Erden Atiq, këshilltar në MPB dhe Alban Krasniqi, këshilltar në MAPL, vizituam në Mitrovicën Veriore, lagjen e Doktorëve, lagjen e Boshnjakëve dhe lagjen Kroi i Vitakut, ku takuam qytetarët me të cilët diskutuam për problemet e tyre, sfidat e përditshme dhe mundësitë për mbështetje, për të krijuar kushte më të mira dhe qasje më të lehtë në shërbime”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Krasniqi ka përfunduar duke thënë se, janë duke i shqyrtuar mundësitë që t’u krijojnë kushtet më të mira dhe qasje me të lehtë në shërbime, qytetarëve të këtyre lagjeve.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, pas takimit të së shtunës së 24 shtatorit në mes të kryeminstrit Kurti, ministrave te linjës dhe kryetarëve të komunave të Kosovës, për t’i diskutuar raportet në mes të nivelit qendror dhe atij lokal, ka thënë se ka qenë një takim i frytshëm.

Në një intervistë në emisionin “Five”, ministri Krasniqi ka theksuar se komunat duhet të jenë në koordinim me nivelin qendror.

Ai ka thënë se MAPL do të vazhdojë t’i mbështesë komunat me qëllim të rritjes së zhvillimit ekonomik lokal dhe ofrimit të shërbimeve më cilësore për qytetarët.

 





Shija e redaktorit

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të fundit nga rubrika