Ngritja e çmimeve të produkteve bazike, qytetarët të shqetësuar

Dimri është bërë sinonimi i frikës për qytetarët si pasojë i rritjes se çmimeve. Ndërsa ekonomistët Muhamet Sadiku, situatën me rritjen e çmimeve ka thënë se Kosova është duke prirur me nivel të lartë të inflacionit

ilustrimi

 





Ngritja e çmimeve është bërë hall për qytetarët të cilët frikën po ia kanë stinës së dimrit. Buka, sheqeri dhe vaji të cilat janë produkte bazike në çdo shtëpi kanë shënuar rritjen më të madhe.

Ani pse çmimet e derivateve tani janë stabilizuar qytetarët kërkojnë që të këtë ulje edhe të çmimeve të produkteve tjera.

“Shumë pak hetohet në tregun  e përgjithshëm, se rritet 10 cent 20 cent s’ka bë një boom të madh, kur zbret 50 60 cent ajo kisha thanë që kanë bo diçka se po energjia nafta benzina ndikojnë në ngritjen e çmimeve”, Fatmir Murati, Qytetar.

E dikush tjetër po kërkon rritje të pagave.

“Ngritja e çmimeve ndodh po them krahas ngritjeve te çmimeve duhet të rriten edhe pagat ,kjo është puna unë para një viti e gjysmë e kam marrë litrën e vajit 1 euro e sot është tri euro ”, Fatmir Murati, Qytetar.

Ndërsa ekonomisti Muhamet Sadiku situatën me rritjen e çmimeve ka thënë se Kosova është duke prirur me nivel të lartë të inflacionit.

“Kosova vazhdon të tregojë nivel të lartë të inflacionit unë e vlerësoj se për këtë moment në këtë muaj ka arritur rreth 18% dhe ne jemi liderë të inflacionit në eurozonë”, ka sqaruar ekonomisti Muhamet Sadiku.

Ai ka shtuar se duhet të shfrytëzohet përvoja e disa vendeve në rajon për të kaluar inflacionin, “përvoja po e zëmë e Kroacisë e Sllovenisë të cilat vende me përkushtim të madh kanë vendosur çmimet tavan për disa produkte strategjike duke përfshire edhe produktet ushqimore”

Sipas ASK-së, rritja e çmimeve të konsumit ishte 0.2% më I lartë  në muajin e Gushtit se sa në muajin Korrik.

 





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika