BE-ja kontribuon me 5.25 milionë euro në buxhetin e Kosovës

Bashkimi Evropian ka kontribuuar me 5.25 milionë euro në buxhetin e Kosovës, për të ndihmuar kështu bizneset e vogla dhe në zbutjen e ndikimit të pandemisë COVID-19

Flamujt e Bashkimit Evropian valëviten jashtë selisë së Komisionit të BE-së, në Bruksel





Komisioni Evropian i ka transferuar buxhetit të Kosovës edhe 5.25 milionë euro për ta ndihmuar në zbutjen e ndikimit të pandemisë COVID-19 dhe rritjen e shpejtë të çmimeve të energjisë dhe ushqimeve.

Siç njofton Zyra e Bashkimit Evropian, ky transferim sjell mbështetjen e drejtpërdrejtë të BE-së për buxhetin e Kosovës në kuadër të kontratës së qëndrueshmërisë të nënshkruar në vitin 2020, në një total prej gati 26 milionë euro.

“Përderisa më e keqja e krizës pandemike është pas nesh, Kosova dhe BE-ja janë prekur nga rritja e çmimeve të ushqimeve dhe energjisë. Përmes kësaj pagese të mbështetjes buxhetore ne ndihmojmë likuiditetin financiar të Kosovës për veprimet e ndërmarra për të mbështetur bizneset e vogla, bujqësinë dhe grupet e cenueshme, duke u përballur me vështirësitë financiare gjatë situatës së vështirë aktuale”, thuhet në njoftim.

Kjo është një formë e mbështetjes së BE-së, përmes së cilës BE-ja shpërblen progresin që bëjnë qeveritë në zbatimin e strategjive të tyre dhe në arritjen e objektivave që i kanë vendosur vetes.

“Pagesa e mëparshme e BE-së në lidhje me kontratën e qëndrueshmërisë ishte 20.5 milionë euro, e disbursuar në dhjetor 2020”, vijon njoftimi.

BE-ja ka inkurajuar Qeverinë e Kosovës që të adresojë dobësitë në sistemin e sigurimeve shoqërore për të synuar më mirë familjet e varfra, disa prej të cilave aktualisht nuk kanë të drejtë për mbështetje.

“Meqenëse të ardhurat e disponueshme zvogëlohen veçanërisht për grupet e cenueshme, alokimet buxhetore për sistemin e asistencës sociale duhet të jenë të orientuara mirë dhe transparente”, thonë nga BE-ja.

Për vitin 2022, buxheti i Kosovës është 2 miliardë e 748 milionë euro.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika