Policia greke ka njoftuar se ka bastisur Universitetin Teknik Kombëtar të Athinës në një operacion kundër trafikut të dyshuar të drogës dhe grabitjeve të armatosura. Policia thotë se nga kjo bastisje të paktën një person është plagosur, ndërsa 32 persona janë arrestuar.
Të dyshuarit që u arrestuan nuk janë studentë, por dyshohen se kanë përdorur dhoma të vjetra konviktesh në universitet për të fshehur drogë, armë dhe para.
Drejtori i divizionit kriminal të departamentit të policisë së Athinës së Madhe, Dimitris Davalos ka thënë se “Ata përdorën kampusin si një terren për të kryer grabitje dhe trafik droge”.
Mes tjerasah, policia greke njofton se një i dyshuar është shtruar në spital me një plagë me armë zjarri pasi që dyshohet se sulmoi një oficere të arrestuar, raporton euronews.
Në këtë operacion kundër trafikut të dyshuar të drogës dhe grabitjeve të armatosura, policia tha se kishte sekuestruar armë zjarri, thika, shkopinj të zgjeruar dhe armë të tjera, së bashku me kokainë, marihuanë dhe pajisje për përpunimin e drogës.
Ndërsa, të martën e 27 shtatorit, bastisja e kampusit universitar ka përfshirë dhe forcat speciale të policisë dhe anëtarët e një njësie antiterrorizmi.