Të enjten e 29 shtatorit, ka filluar punimet konferenca e tretë rajonale për promovimin shëndetësor, e cila është e organizuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Asociacioni Kosovar i Promotorëve dhe Edukatorëve Shëndetësorë. Në këtë vit kjo konferencë ka temën “Mjediset e shëndetshme”.
Në këtë konferencë mori pjesë dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Kosova falë promovimit dhe edukimit ka arritur të mbajë koston njerëzore në minimum pas ballafaqimit me COVID-19.
Por, sipas Kurtit tashmë sfidë kryesore është gjetja e një mënyre për edukimin dhe promovimin për parandalimin e sëmundjeve kronike.
Ndërsa, ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi është shprehur se kjo konferencë është me rëndësi të madhe tani kur si qëllim është edhe transformimi i shëndetësisë në shëndetësi moderne e spitale moderne dhe secili duhet të punojë në mënyrë të disiplinuar për të zvogëluar numrin e atyre që kanë nevojë për shërbime mjekësore, raporton KP.
Ramadani shtoi se promovimi shëndetësor ka ndihmuar shëndetësinë kosovare dhe falë këtij promovimi është arritur të zvogëlohet vdekshmëria e foshnjave.