Autoritetet në Kabul kanë thënë se nga shpërthimi në një qendër arsimore në Kabul kanë vdekur të paktën 19 persona dhe janë plagosur edhe shumë të tjerë.
Shpërthimi ka ndodhur në qendrën arsimore “Kaaj” në zonën e Dashte Barçit në perëndim të qytetit.
Ndërkaq studentët kishin qenë në një provim praktik në universitet, kanë thënë zyrtarët nga qendra.
Shumica nga banorët e asaj zone i përkasin minoritetit Hazara, të cilët kanë qenë në shënjestër në sulmet e kaluara dhe deri më tani nuk dihet se kush qëndron prapa këtij shpërthimi.
Zëdhënësi i ministrisë së brendshme të talebanëve ka theksuar se ekipet e sigurisë ishin në vend të ngjarjes dhe e kanë dënuar sulmin, raporton BBC.
Abdul Nafy Takor është shprehur se sulmi ndaj objektivave civile “dëshmon mizorinë çnjerëzore të armikut dhe mungesën e standardeve morale”.
Ndryshe, talibanët janë kthyer në pushtet në Afganistan gushtin e kaluar dhe grupi ka thënë se po përpiqet të rivendosë stabilitetin.