Është shpallur fituesi i dytë i lojës “Dukë” nga Radio Dukagjini , në të cilin fituesi shpërblehet me 500 euro dhe ka një fitues në javë.
Kësaj radhe fituese është Zana Berisha nga Komuna e Obiliqit, e cila është shpërblyer me shumë prej 500 eurosh, ndërsa shpërblimin ajo do ta marrë në Radio Dukagjin.
Zana në emisionin “Radar” tregoi se ka shkruar deri në shtatë mesazhe dhe nuk ka besuar që do të fitojë.
“Nuk kam besuar që fitoj vetëm e kam provuar”, ka thënë Berisha.
Kujtojmë se është femra e dytë fituese e lojës “Dukë”, ndërkaq artisti i javës ka qenë Dafina Zeqiri.
Kështu javën tjetë është java e tretë e lojës “Dukë”, që të hënën bëhet i ditur edhe artisti për javën e ardhshme.
Kujtojmë se loja “Du” ka filluar më 19 shtator dhe është lojë e cila nuk ka asnjë mundësi që të manipulohet pasi aparati është i tillë që zgjedhë fituesin automatikisht.
Ekipi i lojës “Dukë”, ka bërë të ditur se dëgjuesit që marrin pjesë dhe janë një herë fitues të lojës, nuk do të kenë të drejtë për gjashtë muaj të marrin pjesë përsëri në lojë, për shkak se do tu jepet mundësia edhe për dëgjuesit e tjerë.