Gjithçka unike dhe mahnitëse. Kështu mund të përceptohet darsma e Doruntina Arifit dhe Edmond Aliut, të cilat janë bërë virale me organizimin e darsmës së tyre.
Tufat me sanë, ulëset e të gjitha dekoret deri në detajet më të vogla i ka rregullu dhëndrri me shokët dhe familjen e tij.
Doruntina dhe Edmondi ishin mysafirët e emisionit ‘Drive on D’ në Radio Dukagjini me Donika Hysenin dhe Mirdon Pacollin. Të pyetur për takimin e tyre të parë, Doruntina tregoi shkas për t’u njoftuar çifti, ishte dënimi që ajo mori nga Policia.
“Si pronare e një fitnesi në Gjilan, gjatë pandemisë e kam hapur lokalin me koleget e mia vetëm për të qëndruar dhe për tu parë njëra nga tjetra dhe dikush më ka raportuar tek Policia. Ata më dënuan me 2000 Euro. Pas kësaj Edmondi ka qenë nga kolegët e tij pasi edhe ai e ushtron këtë profesion dhe më ka kontaktuar aty lindi gjithçka”.
Për një vit, Doruntina dhe Edmondi kanë kuptuar që pasioni për njëri tjetrin është shumë i sinqertë dhe dëshira e tyre ishte që ta kurorëzonin atë më martesë.
Çifti është në pritje të fëmijës së tyre të parë, ku në dasmën e tyre është zbuluar edhe gjinia, që është vajzë.
Organizimi i dasmës së tyre mori vëmendje të madhe mediatike në Kosovë dhe Shqipëri, ndërkaq çifti kanë deklaruar se qysh në takim të parë, mund të kuptohet nëse personi përballë vetes që ke, është i/e duhuri.
Emisionin ‘Drive on D’ mund ta dëgjoni çdo ditë nga e hëna deri të premten me Donikën dhe Mirdonin në Radio Dukagjinin, me mysafirtë të ndryshëm dhe tema të shumta.