Ndalet greva, shkollat “Pjetër Bogdani” dhe “Elena Gjika” në Prishtinë fillojnë mësimin këtë të hënë

Për Portalin Dukagjini është bërë e ditur se dy shkollat fillore “Pjetër Bogdani” dhe “Elena Gjika” në Prishtinë do ta fillojnë mësimin të hënën e 3 tetorit

Ilustrim





Shkollat fillore dhe të mesme të ulëta, “Pjetër Bogdani” dhe “Elena Gjika”, të hënën e tre tetorit do ta nisin fillimin e vitit të ri shkollor.

Portali Dukagjini mëson se, pavarësisht vendimit të anëtarësisë së Këshillit Grevist, i cili do të mbajë mbledhje këtë të premte, për hapjen a po jo të shkollave, dy nga to veçse kanë vendosur ta fillojnë mësimin të hënën.

Në shkollën “Pjetër Bogdani”, vendimi për hapjen e shkollës ka qenë i vetë mësimdhënësve, orari do të jetë i përgjysmuar, ku ora do të zgjasë 30 minuta në vend të 45. Kjo shkollë deri më tani ishte në renovim, për këtë arsye sipas burimeve të Portalit Dukagjini, nuk është hapur më herët.

Vendimi për të filluar mësimi në këtë shkollë është marrë përmes votës së hapur, ku kanë pasur mundësi që secili mësimdhënës të votojë pro apo kundër.

Vendim i ngjashëm është marrë edhe nga shkolla “Elena Gjika”.

Këshilli Grevist i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), do të mblidhet të premten në orën 18:00, ku pritet të vendoset në tërësi se a do të vazhdojë greva në arsim apo jo.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika