Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se pas punës intensive me Policinë e Kosovës, ka arritur të identifikoj dhe të arrestojë personin me inicialet F.B.
Personi me inicialet F.B dyshohet se me datën 27 shtator të këtij vitit në orën 20:50 ka sulmuar seksualisht viktimën femër.
“Pas identifikimit, i njëjti me urdhër të Prokurorit të Shtetit është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Sulmi seksual” nga neni 229, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, njofton Prokuroria Themelore ne Pejë.
Tutje, në njoftim thuhet se Prokurori i Shtetit brenda afatit ligjor do të shqyrtoj mundësin e paraqitjes se kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit në Gjykatën Kompetente dhe gjithashtu lidhur me ketë çështje penale do ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.