Vuçiq i krahason me mushkonja Kurtin e Gjukanoviqin

Shqetësimeve të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, që Serbia ka blerë mbrojtje kundërajrore nga Kina, iu është përgjigjur presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Ai përmes një video-mesazhi, e ka krahasuar Kurtin dhe Gjukanoviqin me insekte, duke thënë se, sa për Kosovën dhe Malin e Zi, do të kishin blerë sprej kundër mushkonjave dhe jo raketa.

“Do të ishte më mirë të blinim sprej ‘autan’ për t’u mbrojtur nga tufa mizash apo mushkonjash, sesa nga çdo forcë ajrore që ata zotërojnë”.

Ilustrim

Ai ka thënë Serbia nuk ka blerë sistem mbrojtës kundërajror për t’u ruajtur nga Kosova dhe Mali i Zi, sepse sipas tij, këto dy vende nuk kanë forcë ajrore për të sulmuar Serbinë.

“Më tepër do të pranoja rolin e një ujku të vetmuar sesa rolin e hienave të paturpshme dhe të pamoralshme. Edhe më keq se hienat, të cilave duhet t’ua pranosh sa i përket gjakmarrjes, më keq është me miza që presin nga hienat t’u sjellin ndonjë pre, dhe të tillë janë Albin Kurti e Millo Gjukanoviq”, është shprehur presidenti serb.

Ai u ka bërë thirrje kryeministrit Kurti dhe presidentit Gjukanoviq, që ta lënë Serbinë të qetë.

Ilustrim

“Kërkesa ime është që ta lini Serbinë të qetë, të mos gënjeni dhe mashtroni opinionin. Serbia do ta gjejë rrugën siç duan qytetarët e saj. Jemi krenarë për faktin se duam të mbrojmë vendin tonë dhe jo që të na mbrojë NATO. Ne jemi të ndryshëm në këtë, jemi krenarë dhe nuk na vjen turp”, shtoi Vuçiq.

Po ashtu, ai ka potencuar se Kurti dhe Gjukanoviç “po shpërndajnë të pavërteta”, sepse “duan ta paraqesin Serbinë si agresore, dhe veten si viktima”.

“Ata përdorën mundësinë që të përdonin blerjen tonë ligjore të mbrojtjes ajrore kineze, që ështlë [e natyrës] mbrojtëse, për t’i thënë të gjithë botës se ne jemi aleatë të Rusisë dhe Kinës që kërcënojmë paqen në rajon, anipse jemi të rrethuar nga territore të NATO-s. Si mund t’i rrezikojmë ne ato me armë mbrojtëse?”, ka thënë ai.

Ndryshe, në natën mes tetë dhe nëntë prillit, avionët transportues të forcave ajrore kineze fluturuan mbi Serbi.

Avion ushtarak kinez

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Zhao Lijian, kishte deklaruar në një konferencë për media se Kina “ka dërguar së voni furnizime të rregullta ushtarake” në Serbi.

Sipas tij, dërgesa kishte qëllim “zhvillimin e bashkëpunimit dypalësh ndërmjet Kinës dhe Serbisë”.

Kreu i ekzekutivit kishte thënë se armatosja e tyre s’është e parrezikshme për rajonin dhe Kosovën, por qytetarët janë të sigurt.

“Jemi të brengosur, jemi të kujdesshëm, mirëpo nuk frikësohemi. E dimë që i kanë 44 baza ushtarake rrotull kufirit me Kosovën, që është kufiri më i gjatë, dhe rrotull i kanë 42 baza ushtarake ofensive, por pavarësisht kësaj, ndonëse ne nuk jemi në NATO, NATO është tek ne”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Lidhur me këtë, shqetësime kishte shprehur edhe presidenca e Kosovës dhe partitë opozitare.

Blerim Vela- shef i stafit të kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, lidhur me këtë zhvillim kishte kërkuar që anëtarësimi i Serbisë në Evropë të ndalet.

Në anën tjetër, ish-ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj, kishte thënë se dërgesa e armëve nga Kina në Serbi, përbën kërcënim serioz veçanërisht për Kosovën.

Përmes një statusi në rrjetin social Twitter Hoxhaj, theksoi se bota ndodhet në një epokë kur shtetet ndahen në demokraci kundër autokracive.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika