Në shkollat “Selman Riza” dhe “Daut Bogujevci” në Fushë Kosovë kryesisht ndjekin mësimet nxënësit që i përkasin komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptas.
Por greva në arsim e kaloi një muajshin dhe mungesa e mësimit për ta po konsiderohet e dëmshme.
“sigurisht që ka ndiku shumë negativisht tek fëmijët, ne i mbështesim kërkesat e mësimdhënësve që të kenë pagë më të dinjitetshme por fëmijet po pësojnë”, ka thënë Rrahmon Stollaku nga Balkan Sunflowers.
Por, për disa prej tyre ka një zgjidhje për të mos i ikur mësimit komplet.
Organizata “Balkan Sunflowers” po kujdesët për mbi 250 fëmijë cdo ditë duke i ligjëruar vullnetarisht.
“arsyeja pse vinë këtu është sepse janë disa factor që kanë ndiku që ne me hap këtë qendër dhe njëra prej arsyeve është që disa prej prindërve nuk janë të shkolluar, arsye tjetër është që numri i nxënësve nëpër klasa është më shumë se 40 dhe është vështirë për një msuese me ju përkushtu cdo fëmije”, ka thënë Stollaku.
E Orhan Butic nga VORAE po vlerëson se fëmijet që i përkasin komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptas nuk kanë pasur progres në katër vitet e fundit në arsim.
“e dim që sipas statistikave janë bajagi prapa dhe kanë njëfar note mesatare më të ultë se nxënësit e komuniteteve shumicë dhe shpresoj që ky fakt do të jetë një arsye për të punuar më shumë në këtë aspekt”,ka thënë Butic.
Pos Fushë Kosovës komunitetet rom, ashkali dhe egjiptas po tentojnë që ti përfishijnë më shumë në Komunën e Gjakovës.
Drejtoresha e Arsimit në këtë komunë ka treguar numri e pjesmarrjes se tyre në arsim për dy vite shkollore.
“ne në të gjitha nivelet i kemi pas të regjistruar rreth 1603 të komuniteteve rae kurse në vitin shkollor 2022-2023 është aferisht numri i njejtë por për shkakin e grevave i marrim shënimet e sakta dhe i regjistrojmë në SMIA”, ka thënë Eranda Kumnova.
Greva në arsim, ka kaluar një muajshin.