Gjatë kësaj të premte, Britania e Madhe ka vendosur sanksione të reja ndaj Rusisë. Në këto sanksione përfshihet një ngrirje të aseteve të guvernatorit të bankës qendrore të vendit, pas aneksimit të paligjshëm të katër rajoneve të Ukrainës.
Sekretari i Jashtëm James Cleverly ka thirrur ambasadorin rus Andrey Kelin për të protestuar kundër shkeljes së sovranitetit të Ukrainës.
Sanksionet e Britanisë së Madhe ndaj Ukrainës përfshijnë ngrirjen e aseteve personale të guvernatorit të bankës qendrore, e cila ka qenë e rëndësishme në drejtimin e ekonomisë ruse që nga pushtimi i Ukrainës, raporton euronews.
Britania e Madhe është duke punuar me ShBA-në dhe aleatët e tjerë për të parandaluar entitetet ruse të kenë akses në shërbimet profesionale në vende të ndryshme të botës.
Njëkohësisht, kompanitë britanike nuk do të ofrojnë shërbime si inxhinieria, reklamimi, auditimi dhe disa lloje këshillash ligjore për firmat ruse.