Policia e Kosovës ka arrestuar një person 55 vjeçar, i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy të mitura në një autobus që po udhëtonte nga Prishtina.
“Të premten rreth orës 21:00, hetuesit policor të stacionit në Lipjan, kanë arrestuar një person të dyshuar për ngacmim seksual”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërsa, sipas njoftimit të policisë rasti është raportuar rreth orës 16:00, kur i dyshuari 55 vjeçar A. Sh. , kishte ngacmuar në autobus dy të miturat.
“Ka qenë reagimi i shpejtë i zyrtarëve ai që ka rezultuar me arrestimin e personit të dyshuar”.
Ndërkaq, pas intervistimit nga policia me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.