Real Madrid u bë skuadra që shkon në gjysmëfinale këtë sezon, në UEFA të Ligës së Kampioneve 2022, pasi eleminoi Chelsea-n pas 120 minutave lojë.
Chelsea dukej e përgatitur për një nga netët më të rëndësishme evropiane në historinë e klubit, por që ky ekip ta gëzojë gjysmëfinalen iu mohua nga superylli i shumë përmendur i Real Madrid-it, Karim Benzema, i cili e dërgoi ekipën e Real Madrid në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Në stadiumin “Santiago Bernabeu” në Madrid, iu priu fati të dalin fitues miqtë në kohën e rregullt. Një rezultat i ngjashëm me atë që spanjollët kishin triumfuar në Londër një javë më parë.
Skuadra vendase, duke shkuar nga loja e fundit me dy gola epërsi ndaj Chelsea-së, mysafirëve i duheshin 3 gola për të marrë fitoren dhe gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve.
Fitorja e tyre e përgjithshme në total me rezultat 5-4 të martën erdhi pesë javë pasi Reali u rikuperua nga dy gola prapa në lojen e tyre kundër Paris St Germain duke fituar 3-1.
Ancelotti trajneri i Real-it lavdëroi lojtarët e tij që nuk u dorëzuan kurrë, edhe pse në fillim ishin në humbje 3-0.
Gola e pare erdhi që në minutën e 15-të me Mason Mount. Lojtari i cili ishte mjaft i saktë, duke çuar topin pas shpinës së Courtouis. Dhe në minutën e 35-të, Rudiger tenton të dyfishojë rezultatin, por goditja e tij nuk ishte në sulm të portës. Në mundësin e dytë Rudiger realizon golën e dytë për ekip.
Chelsea nga shanset e shumta gjatë lojës bëjnë edhe golin e 3-të nga gjermani Werner në minutën e 75-të, ai manovroj me qetësi përmes mbrojtësve rrëshqitës duke goditur në pjesën e pasme të rrjetës.
Ndërsa golin e pare për ekipin fitues të kësaj nate e shënoi 21 vjeçari Rodrygo në minutën e 79-të. Rodrygo Silva de Goes, i njohur thjesht si Rodrygo, futbollisti brazilian luan si anësor edhe për ekipin kombëtar të Brazilit.
Në kohën shtesë, Real Madrid bëjnë golin fitues me më të përhershmin Benzema, i cili merr topin në mesin e kutisë së penalltisë dhe ngjit kokën lartë pas topit, dhe, Real Madrid rimerr epërsinë e tij.
IT HAD TO BE HIM!
KARIM BENEZEMA, ANOTHER HEADER! 💥 pic.twitter.com/mqkhLTjCpi
— CBS Sports Golazo ⚽️ (@CBSSportsGolazo) April 12, 2022
Benzema ishte lojtari që shënoi tre golat e Real-it në sfidën e parë të fituar 3-1 në Londër. Gjithashtu ai shënoi dhe tre golat që kualifikuan Real-in përballë PSG-së një fazë më herët.
Kualifikimi i djeshëm ishte hera e 31-të kur ekipi madrid kalonte mes katër më të mirëve të turneut që në krijimin e tij. Një shifër e jashtëzakonshme të cilës nuk i afrohet asnjë skuadër tjetër, pasi rezulton se ndjekësit më të afërt me më shumë kualifikime në gjysmëfinale kanë 11 më pak se Reali.
Të mërkurën do të luhen dy sfidat e fundit çerekfinaliste në Champions League. Liverpool përballet me Benfica-n (3-1) dhe Atletico Madrid pret Manchester City-n.