Drafti i Projektligjit për Pagat e sektorit publik tashmë po pret komentet e të gjithë atyre që kanë kritika.
Lista e komenteve është e gjatë dhe persona të ndryshëm kanë dilema të ndryshme për përmbajtjen.
Njëri nga ta është edhe Ilirjan Mekani.
Ai ka kritika për rangimin e koeficientit për zyrtarët publik.
Sipas tij, ky projektligj shkelë dy parime.
“Paga aktuale e një zyrtari profesional tre është diku 400 euro ose 410 në atë moment që hynë në fuqi ligji i ri, ai zyrtar e merr të njëjtën pagë por çështja është qe me hyrjen në fuqi të këtij ligjit rritet edhe tatimi në pronë e në atë moment që tatimohet, del që paga del diku vetëm 300 e diçka”, ka thënë Mekani.
Kritika të ashpra po hidhen edhe për kategorizimin e punonjësve të sektorit të drejtësisë.
Avokati, Asdren Bytyqi disa nga gabimet që thotë se janë bërë gjatë hartimit të projektligjit.
“Gjykata kushtetuese mendoj që prapë do ta rrëzojë pjesërisht këtë dispozitë për arsye se ajo pas katër vjetëve do ti ulë dukshëm pagat, domethënë në sektorin e gjyqësisë dhe prokurorisë”, ka deklaruar Bytyqi.
Ankesa ka edhe për sektorin e arsimit.
“Ka disa ngecje dhe pikëpyetje në këtë projektligj veçanërisht sa i përket rekrutimit të mësimdhënësve dhe udhëheqësve arsimor të cilat nevojitën të definohen”, ka thënë Rinor Qehaja, nga Instituti Ed Guard.
Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur që ky projektligj do të jetë i hapur për konsultime deri më gjashtë tetor.