Kurti fton shqiptarët që jetojnë në Serbi t’i përgjigjen regjistrimit të popullsisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ftuar shqiptarët që jetojnë në Serbi që t’i përgjigjen procesit të regjistrimit të popullsisë

Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës





Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje shqiptarëve që jetojnë në Serbi që t’i përgjigjen regjistrimit të popullsisë dhe i pasurive, që ka nisur më 1 tetor dhe do të zgjatë deri më 31 tetor.

Përmes një video-mesazhi në rrjetin social Facebook, Kurti ka thënë se shqiptarët që jetojnë në Serbi në vazhdimësi përballen me diskriminim kombëtar dhe njerëzor, e së fundmi edhe me pasivizim të adresave të tyre.

Po ashtu, sipas tij, regjistrimi në Serbi për shqiptarët nuk është vetëm çështje statistike.

“Si kryeministër i Republikës së Kosovës, ftoj shqiptarët që jetojnë në Serbi e në veçanti në komunat Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, që t’i përgjigjen regjistruesve, duke regjistruar veten dhe familjarët. Ju ftoj që shtypjes t’i përgjigjeni me regjistrim”, ka thënë Kurti.

Ai i ka lutur shqiptarët në Serbi që pasivizimit t’i përgjigjen duke u regjistruar, kështu duke dëshmuar me vendosmëri se janë aty.

“T’i përgjigjeni pasivizimit duke regjistruar çdo shqiptar. Edhe ata që gjenden me banim të përkohshëm në diasporë dhe Kosovë. Të dëshmoni me vendosmëri që jeni aty”, është shprehur Kurti.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika