Forcat ruse arrestojnë drejtorin e përgjithshëm të termocentralit bërthamor

Të shtunën e 30 shtatorit rreth orës 16:00, forcat ruse kanë arrestuar drejtorin e përgjithshëm të termocentralit bërthamor Zaporizhzhia, Ihor Murashov. Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike tha të shtunën se Rusia i tha se "drejtori i përgjithshëm i termocentralit bërthamor Zaporizhzhia u ndalua përkohësisht për t'iu përgjigjur pyetjeve"

Ilustrim





Sipas ofruesit të enërgjisë bërthamore të Ukrainës, forcat ruse kanë arrestuar drejtorin e përgjithshëm të termocentralit bërthamor Zaporizhzhia, Ihor Murashov.

Rrëmbimi i supozuar i Murashov-it me sa duket ka ndodhur menjëherë pasi presidenti Putin ka përshkallëzuar luftën e tij në Ukrainë dhe e ka shtyer në një fazë të re.

Ndërsa, kompania bërthamore shtetërore ukrainase “Energoatom” ka thënë se Ihor Murashov është arrestuar nga forcat ruse gjatë të premtës së 30 shtatorit, rreth orës 16:00.

“Arrestimi i tij nga (Rusia) rrezikon sigurinë e Ukrainës dhe termocentralit më të madh bërthamor në Evropë”, tha presidenti i “Energoatom”, Petro Kotin, raporton euronews.

Në anën tjetër, Rusia nuk e ka pranuar arrestimin e drejtorit të termocentralit bërthamor Zaporizhzhia.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike tha të shtunën se Rusia i tha se “drejtori i përgjithshëm i termocentralit bërthamor Zaporizhzhia u ndalua përkohësisht për t’iu përgjigjur pyetjeve”.

IAEA me bazë në Vjenë tha se “në përputhje me mandatin e saj të sigurisë bërthamore”, ajo “ka kërkuar në mënyrë aktive sqarime dhe shpreson për një zgjidhje të shpejtë dhe të kënaqshme të kësaj çështjeje”.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika