Një vajzë është raportuar e zhdukur në Policinë e Kosovës nga babai i saj, të premten.
Lajmi është bërë i ditur nga raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës, përmes së cilit, bëhet e ditur se pas daljes nga shtëpia, vajza nuk ishte kthyer më.
“Gjilan 30.09.2022 – 17:40. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij, ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer ende. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.
Mirëpo, ky nuk është rasti i vetëm i zhdukjes që zbulon ky raport.
Të shtunën e një tetorit, ankuesi mashkull kosovar nga Mitrovica ka raportuar se bashkëshortja e tij ka dalë nga shtëpia dhe se e njëjta, nuk është kthyer ende.
“Më 01.10.2022 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se bashkëshortja e tij femër kosovare ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer ende. Rasti është duke u hetuar, nga njësitet relevante”, thuhet në raport.
Para pak ditësh, dy vajza nga qyteti i Pejës ishin raportuar të zhdukura. Përgjatë të shtunës, Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë punës intensive operative-hetimore, të shtunën e 1 tetorit pas një informacioni të pranuar, është lokalizuar vendndodhja e viktimave.
Megjithatë, dy vajzat kishin deklaruar se janё nё gjendje tё mirё shëndetёsore dhe nuk kanё pasur ndonjё keqtrajtim. Ato kishin deklaruar se nga shtёpitё janё larguar me dëshirën e tyre. Ato kishin qёndruar nё njё shtёpi tё pabanuar nё fshatin Qungur të Pejёs.