Komunat shqiptare synojnë të zhvillojnë agroturizmin

Organizata joqeveritare, Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon dhe Komuna e Prishtinës kanë oragnizuar një tryezë të përbashkët ku fokus të veçantë i është kushtuar agroturizmit në zonat rurale

Pmaje nga tryeza e organizuar 02.10.2022

Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Unionin e Bashkive dhe Komunave Shqiptare në Rajon kanë organizuar një tryezë të rrumbullakët të quajtur ”Kurorat e Qyteteve Shqipfolëse si Destinacion i Agroturizmit” të dielën 2 tetorit.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se investimet në zonat rurale tashme janë në programin e komunës dhe se është ndarë buxheti për vitin e ardhshëm.

“Potenciali i agroturizmit në zonat rurale të Prishtinës, është fatkeqësisht i pashftytëzuar dhe i lënë pas dore deri më tash. Ndërtimi i infrasktrukturës, urë lidhëse mes zonës urbane dhe asaj rurale është esenciale për përfshirjen dhe zhvillimin e këtyre zonave duke ofruar qasje dhe komunikim të lehtë midis Prishtinës urbane dhe asaj rurale”, ka theksuar Rama.

Teksa ka folur për zonat rurale dhe investimet ai ka përmendur festivalin “Etno Fest” i cili tash e 12 vjet organizohet në fshatin Kukaj në Prishtinë, duke bërë që shumë vizitorë të frekuentojnë atë ngjarje kulturore, edhe pse mbahet në zonë rurale.

Ndërsa drejtoresha ekzekutive e Unionit të Bashkive Shqiptare, Andriola Kambo ka thënë se këtë vit shënojnë 110-vjetorin e pavarësisë se Shqipërisë dhe me datë 26 nëntor të gjithë antëtarët e Këshillit të Bashkive dhe komunave do të shënojnë këtë datë të rëndësishme për shqiptarët.

“Projekti që do të jetë është java e komunave shqipfolëse në Tiranë, nëntori do të jetë ndryshe, gjithë qyteti do të kenë hapësirën e tyre. Do të promovojmë dhe do të lansojmë platformën më të re të Unionit të Bashkive Shqiptare në rajonin albanak që do të jetë një komunikim në kohën reale duke rrjetëzuar ekonominë, bizneset, kulturën, artistet, qytetet dhe anëtarët e Këshillit Bashkiak”, ka thënë Kambo.

Ndërkaq për vitin 2023 strategjia e promovimit të turizimit ka thënë se do të jetë sporti, arti dhe kultura.

“Për vitin 2023 strategjia e unionit do të jetë sporti, do të promovojmë turizmin nëpërmjet sportit, artit dhe kulturës. Gjithë shtigjet duke futur edhe pjesën e shtigjeve internerale turistike por që ne kemi bërë tashmë në tre dimensione, pjesën e trashëgimisë kulturore duke promovuar atë të sportit. Ato xhevahirët që kemi ende të pa promovuar është detyrë e gjithsecilit nga ne të japin kontribut”, ka shtuar më tej.

Ndryshe, Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon është një organizatë jofitimprurëse e pavarur dhe joqeveritare, pjesë e së cilës janë qytetet nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika