15 pjesëmarrës prej tyre policë e ushtarë të FSK-së, në orët e para të mëngjesit të së dielës kanë filluar trajnimin e organizuar nga instruktori i instruktorëve më elitar në botë, Uliks Gjonaj në bashkëpunim me emisionin “Radar”, në RTV Dukagjini, të cilët po përcjellin për së afërmi gjithë ecurin.
Gjonaj, është shqiptari i parë që është bërë pjesë e Njësisë Speciale të Amerikës.
Trajnimi pesë ditorë do të jetë çdo ditë e më intensivë, ku pjesëmarrësit do të mësojnë taktikat mbrojtëse nga më të ndryshmet si dhe ushtrime fizike e mendore.
Po ashtu, mësohet edhe mënyra psikologjike dhe ajo filozofike e neutralizimit të sulmuesit.
Trajnimi që po mbahet në Shengjin-Lezhë, do të zgjas deri me datën 7 tetor kur do të bëhet edhe çertifikimi i pjestarëve.
Pas kësaj date, pjesë e këtij trajnimi profesional ushtarak prej 8 deri me 10 tetor do të jenë edhe vajzat njëherësh dëgjueset e emisionit “Radar”.
Për tu bërë pjesë e këtij trajnimi pjesëmarrësve pa dallim moshe u është kërkuar vetëm një profil të cilin e kanë dërguar në emailin e Radio Dukagjinit, e më pas stafi i instruktorit Gjonaj ka bërë përzgjedhjen.
Ky është trajnimi i parë i këtij lloji që po organizohet me pjesëtarë të Policisë së Kosovës, FSK-së dhe grupit të vajzave.