Policia e Kosovës ka njoftuar se, gjatë vikendit, në vazhdën e parandalimit të akteve kriminale, qëllimit të garantimit dhe ruajtjes së rendit e qetësisë publike në pesë lokacione të ndryshme të rajonit të Prishtinës, ka sekuestruar pesë armë zjarri dhe 19 fishekë.
Në njoftimin e Policisë është bërë e ditur se këto lloje të revoleve janë sekuestruar si në vijim:
- Dy revole të tipit ZORAKI, të kalibrit 7.65 mm,
- Një revole të tipit SIG SAUER, e kalibrit 9 mm,
- Një revole të tipit CZ, e kalibrit 9 mm,
- Një revole të tipit CZ, e kalibrit 7.65 mm, si dhe
- Nëntëmbëdhjetë (19) copë fishek të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.
Ndaj të dyshuarve për secilin rast ndaras, me rekomandimin e prokurorit të shtetit është iniciuar hetim për veprën penale “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”, të cilët janë proceduar më tutje.