Kuvendi i Kosovës, të hënën e tre tetorit, ka miratuar zgjatjen e masave emergjente për furnizim me energji, me 61 vota pro.
Po ashtu, është miratuar në parim edhe projektligji për edukimin në fëmijëri të hershme.
Para pak minutash, opozita e ka lëshuar sallën dhe nuk kanë qenë të pranishëm gjatë këtij votimi.
Vota erdhi vetëm nga deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj.
Opozita ka bojkotuar seancën për shkak të pauzës që ka kërkuar kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.
Sipas tyre, këto vonesa janë të palogjikshme dhe të papranueshme kur deputetët janë të pranishëm në sallë.
Ndryshe më 23 shtator, Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 98-të ka miratuar vendimin për vazhdimin e masave emergjente të furnizimit me energji.