Rritja nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar vjen pasi konkurrenca po rritet mes kompanive që prodhojnë automjete elektrike në Shtetet e Bashkuara.
Shifrat e shitjeve të kompanisë ishin një rritje prej 42 për qind nga 241,391 automjete që shiti në tremujorin e tretë të 2021. Tesla tha gjithashtu se prodhoi 365,923 makina, krahasuar me 237,823 një vit më parë.
Prodhuesi i automjeteve hapi dy fabrika të mëdha në fillim të këtij viti – një në Austin, Teksas dhe tjetrën në Gjermani, njofton NewYorkTimes.
Teksa automjetet elektrike kanë kaluar nga të qenit risi e veçantë në mënyrën kryesore të transportit për një numër të madh njerëzish. Tesla është bërë një forcë e madhe në industrinë e automjeteve.
Ndryshe nga prodhuesit e tjerë të automjeteve, Tesla nuk i shpërndan shitjet e saj globale sipas rajoneve. Pjesa tjetër e industrisë është e gatshme të raportojë totalin e shitjeve të shtatorit dhe tremujorit të tretë për tregun e Shteteve të Bashkuara të hënën.
Industria është ngadalësuar për gati dy vjet nga mungesa e çipave kompjuterikë. Mungesa ka shkaktuar ndërprerje të prodhimit në fabrikat në mbarë botën.