Osmani në takim lamtumirës me komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Ferenc Kajári

Osmani është shprehur mirënjohës ndaj angazhimit KFOR-it, në Kosovë dhe për këtë e ka falënderuar Organizatën e Veri Atlantike(NATO)

 





Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major, Ferenc Kajári.

Biseda në mes të presidentes Osmani dhe komandantin Kajári, ka qenë për  sigurinë dhe zhvillimet  e fundit në Kosovë, rajon dhe më tej.

“Kontributi i NATO-së në Kosovë përmes KFOR-it, ka qenë qenësor për paqen dhe sigurinë në vend dhe rajon”, ka thënë Osmani.

“Edhe komandanti Kajári falënderoi Presidenten për bashkëpunimin dhe uroi që Kosova edhe më tej, nën komandën pasuese të KFOR-it, të vazhdojë të mbetet vatër e stabilitetit dhe e paqes”, thuhet në Komunikatën e Presidencës së Kosovës.

Ndaj angazhimit të Hungarisë në kuadër të KFOR-it, në Kosovës ka shprehur mirënjohjen e saj për ketë Osmani.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika