Kadrijaj për liberalizimin e vizave: Eurodeputetët e vendeve skeptike premtuan se s’do ta pengojnë këtë proces

Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, mos-sabotimi i shtetit nga opozita, shumica absolute e VV-së, janë disa nga temat e cekura në emisionin Five”, me deputeten e AAK-së, Time Kadrijaj

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj





Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka thënë se si deputetë opozitarë po kërkojnë përkrahje nga vendet skeptike lidhur me çështjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

E ftuar në emisionin “Five”, në RTV Dukagjini, Kadrijaj ka theksuar se eurodeputetët e vendeve që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës kanë premtuar se nuk do ta pengojnë këtë proces.

Kemi qëndruar plot një javë në Bruksel dhe kemi zhvilluar takime të shumta gjatë qëndrimit atje me eurodeputët dhe me nënkryetarin Parlamentit Evropian, dhe eurdeputetët e vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën dhe kemi parashtruar çështjen e liberalizimit të vizave. Kemi takuar eurodeptutetë që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe na kanë premtuar se ndoshta nuk do t’i pengojnë këto procese, as atë në anëtarësimin e Këshillit të Evropës, as për liberalizimin e vizave”, ka deklaruar ajo.

Sipas saj, e mira e këtyre takimeve ka qenë se edhe deputetët e pozitës dhe ata të opozitës kanë lobuar drejt liberalizimit të vizave.

“E mira e këtyre takimeve është se pozitë e opozitë, për dallim sa VV-ja ishte opozitë që në takime të tilla deputetët e VV-së kanë lobuar liberalizimit të vizave, dhe anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, ne sot kemi qenë të zëshëm. LVV-ja po ka ndryshim të qëndrimeve, sa ka qenë në opozitë dhe tash sa është në pozitë. Kemi fakte që ata janë deklaruar në takimet që kemi pasur, kanë folur se Kosova nuk e meriton liberalizimin e vizave ndërsa tash kemi qenë si pozita edhe opozita lobues të fortë për këtë çështje”.

“Opozita nuk po e saboton shtetin”

Deputetja e AAK-së, ka thënë se si parti opozitare nuk po e sabotojnë shtetin.

Ajo ka potencuar se përkundrazi, po i mbështesin dhe votojnë marrëveshjet ndërkombëtare.

“Nuk po e sabotojmë shtetin, përkundrazi asnjë marrëveshje ndërkombëtare nuk mund të kalojë pa votat e opozitës. Ne i kemi votuar të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare. Po ta sabotonim shtetin nuk i kishim votuar këto marrëveshje ndërkombëtare”.

“VV e ka shumicën absolute dhe duhet të mobilizohen”

Sipas deputetes Kadrijaj, kryeministrit të Kosovës, albin Kurti, po i konvenon që shtetin ta bëjë rrëmujë.

Ajo ka deklaruar se sa herë që janë të paaftë të merren me tema aktuale e nxisin një debat tjetër.

“Po e përkrahim në to, por Kurtit po i konvenon ta ketë shtetin llugë. Me këto akuza dhe shantazhe janë mundu me fitu pushtetin, e kanë fituar por nuk po ecin.  E kanë shumicën absolute të votave, dhe duhet t’i edukojnë deputetët e tyre të qëndrojnë në sallë”.

“Kjo qeveri është përçarëse. I keni sulmuar institucionet demokratike të Kosovës, tek ju nuk ka demokraci”, shtoi ajo.

“Qeveria po e rrezikon vetveten”

Siç ka thënë Kadrijaj, Qeveria aktuale e udhëhequr nga Kurti, po e rrezikon vetveten dhe se e njëjta nuk po rrezikohet nga opozita.

“Nuk po e rrezikojmë këtë qeveri, kjo qeveri po e rrezikon vetveten, opozitarizmin më të madh po e bën qeveria Kurti me skandale të njëpasnjëshme në të gjitha fushat dhe po e rrezikojnë veten. Po na bëjnë opozitarizmin me dështime të njëpasnjëshme. Detyra jonë si opozitë ose si deputetë është të mbikëqyret puna e qeverisë, nuk mund t’i themi të bardhës të zezë”.

“Këtu veç Millosheviqi i ka ndalë pagat e mësimdhënësve në vitet e 90ta, është një realitet. Në atë kohë qeveria e Serbisë, iu ka drejtuar mësimdhënësve a e pranoni regjimin e Serbisë nëse jo i ka dërguar në shtëpi. Sot 23 vjet pas çlirimit Kurti i ndëshkon mësimdhënësit pse kanë bërë grevë.  Edhe grevat po i shohin si njerëz që po e shantazhojnë qeverinë”.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika