Musk në një postim në Twitter ka thënë se qytetarët e Dombasit dhe Krimesë duhet të lejohen të vendosin nëse duan të jenë pjesë e Rusisë apo Ukrainës.
No, I’m suggesting voting under UN (or pick your most trusted entity or country) supervision
— Elon Musk (@elonmusk) October 3, 2022
Postimi i miliarderit amerikan lidhur me planin e tij për paqe mes Ukrainës dhe Rusisë ka hasur në kritika të ashpra nga ukrainasit por edhe nga qytetarët e Kosovës, pasi drejtori ekzekutiv i Teslas ka tërhequr një paralele mes shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe çështjes së aneksimit të rajoneve ukrainase nga Rusia.
Sipas tij nëse janë për qëndrim në Ukrainë, Rusia duhet të largohet, një gjë e tillë mjaftoi që ukrainasit t’i reagojnë ashpër duke filluar nga presidenti Volodymyr Zelensky, i cili filloi një sondazh me të cilin kërkonte nga përdoruesit e Twittter-it që të votojnë kush e do Elon Muskun që e mbështet Ukrainën, apo tjetrin që mbështet Rusinë.
Pas më tepër se 1 orë janë bërë mbi 916 mijë vota dhe 84.6 për qind thonë Muskun që e do Ukrainën.
Njëashtu ndaj tij reagoi këshilltari i presidentit të Ukrainës, Mykhailo Podolyak, që e pyeti Muskun nëse do të legjitojmë pseudo-referendumet që kanë ndodhur nën kushte të persekutimit dhe ekzekutimit masiv.
Por, Musk ka thënë se po sugjeron të votohet nën mbikëqyrje të Kombeve të Bashkuara.
“Ndoshta një qasje të ngjashme si me Kosovën”, ka shkruar Musk, ndërsa ka postuar shkrimin e “Britannicas” për shpalljen e pavarësisë së Kosovës.
Ai ka lënë të kuptohet se është votuar në një referendum në Kosovë.
Kështu postimi i Muskut ka ngjallur reagime edhe nga njohës të çështjeve ndërkombëtare, këta të fundit kanë theksuar se Kosova ka kaluar nëpër të gjitha proceset duke përmbushur të gjitha kriteret për të qenë shtet i pavarur dhe sovran.