Policia e Kosovës i ka arrestuar tre persona të dyshuar për “vrasje në tentativë”.
Në njoftimin e policisë thuhet se kjo ngjarje ka ndodhur në rrugën “19 Qershori” në Podujevë, ku dyshohet se është përdorur një mjet i mprehtë ndaj viktimës, i cili më pas e ka marrë trajtimin e duhur mjekësor.
“Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30, në rrugën “19 Qershori” në Podujevë , me ç’rast, viktima kishte pësuar lëndime trupore nga një mjet i mprehtë që dyshohet të jetë përdorur nga të dyshuarit e përfshirë në rast”, thuhet në njoftim.
Të tre të dyshuarit, sipas policisë janë të moshës së mitur.
Ata janë: J. P, mashkull, 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, A. Z, mashkull, 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, A. B, mashkull, 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.
Policia, po ashtu, ka njoftuar se ndaj tre të arrestuarve janë iniciuar hetim për veprën penale “vrasje në tentativë”.
“Pas arrestimit, me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, të njëjtit janë dërguar në qendrën e mbajtjes dhe ndaj tyre është iniciuar hetim për veprën penale ‘Vrasje në Tentativë”, thuhet në njoftim.