Ushtarët e “Radarit” ndihmojnë njëri tjetrin

Në emisionin e sotëm në "Radar" me Edita Dolin në Radio Dukagjin, dëgjuesit kanë telefonuar për të kërkuar ndihma si veshmbathje, ushqim apo gjëra tjera bazike. Kështu Radari së bashku me dëgjuesit ka arritur të ndihmojnë familjet të cilat kanë nevojë, duke shtuar këtu edhe nevojat për trajtime shëndetësore





Rubrika 15-15 që realizohet çdo të martë në emisionin “Radar” me Edita Doli, në Radio Dukagjini është mundësi që dëgjuesit tanë të tregojnë vullnetin e tyre të mirë për të ndihmuar njerëzit në nevojë.

Rubrika realizohet duke i dhënë hapësirë 15 minuta dëgjuesve me kushte jo të mira, që përmes telefonatave të kërkojnë gjëra ushqimore dhe veshmbathje.

Ndërsa, 15 minuta të tjerë janë të rezervuar që ushtarët e shumtë të “Radarit” të tregojnë vullnetin e mirë duke ndihmuar të lart cekurit.

Se Kosova ka shumë raste sociale dhe përsëri është rritur numri i familjeve që kërkojnë ndihmë, sidomos gjëra ushqimore, kanë treguar telefonatat e shumta që u paraqitën në këtë rubrikë.

Por, fatmirësisht edhe njerëz human ka mjaft, që nuk hezitojnë tu dalin në ndihmë familjeve në nevojë.

Gjatë të martës së 4 Tetorit në rubrikën 15-15 në emisionin ”Radar” me Edita Doli, në Radio Dukagjini, u ndihmua një familje me ushqim, veshmbathje dhe gjëra bazike. Po sot u ndihmua edhe një nënë e cila kishte nevojë që dy fëmijët e saj të trajtohen nga një logoped në Pejë.

Ndërsa nga vet “Radar” u ndihmuan edhe disa raste që kishin kërkesa për analiza shëndetësore.