Ekipi nga Kosova, Bad News Eagles është duke vazhduar në formën fantastike edhe në turneun kualifikues për Majorin e CS:GO.
Bad News Eagles ka arritur që të mposhtë ekipin turk Eternal Fire me rezultat 16-14, në ndeshjen e tyre të parë të turneut kualifikues për Major të CS:GO, i cili po mbahet në Malta.
Tani ekipit nga Kosova i duhen edhe dy ndeshje tjera të fituara për të siguruar pjesëmarrjen në Majorin e madh i cili do të mbahet në qytetin Rio de Janeiro të Brazilit.
16-14 vs @eternalfiregg hard game like always ggwp 1-0 currently
— gxx- (@gxxcsgo) October 4, 2022
Genc “gxx-” Kolgeci ishte faktori vendimtar në fitoren e Bad News Eagles ndaj formacionit turk, pasi 23-vjeçari shënoi një vlerësim mbresëlënës 1.37 dhe 26-17 KD në hartën e 30 raundeve.
Faqja zyrtare e IEM Road to Rio Europe, ka publikuar mapin Dust2, ku me fitore është mbyllur nga Flatron “juanflatroo” Halimi, i cili ka realizuar tri kills tejet të shpejtë.
The HYPE IS HERE 🙌@juanflatrooo with a quick 3k#IEM pic.twitter.com/gaPZdUT69T
— #IEM ROAD TO RIO EUROPE TODAY (@ESLCS) October 4, 2022
BNE nga 4 tetori ka filluar rrugëtimin në turneun kualifikues IEM Road to Rio Europe A.
Bad News Eagles dhe Sprout tani kalojnë në grupin 1-0 të sistemit zviceran, me grupin e tyre të ardhshëm të ndeshjeve të Europe RMR që do të luhen të mërkurën.
Turneu më i madh i CS:GO i cili ndryshe njihet si Major do të shpërndaj çmime në vlerë rreth 1.2 milion dollarë për ekipet pjesëmarrëse.
Turneu kualifikues IEM Road to Rio Europe që po mbahet në shtetin e Maltës, ku 32 ekipe të ndara në dy grupe po garojnë për të siguruar pjesëmarrjen në turneun më të madh të CS:GO, IEM Rio Major i cili do të mbahet në Brazil.
Tetë ekipet më të mira nga secili grup do të sigurojnë pjesëmarrjen e tyre në Major.