Kryetari i Asociacioni të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka treguar sesi është i habitur në deklarata e ministres së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Inovacionit, Arbërie Nagavcit, ku kjo e fundit kishte thënë se komunat i kanë fajet për mos ekzekutimin e pagave sepse, sipas saj komunat nuk i kanë dorëzuar listat.
Por këtë deklaratë të parës se Arsimit në Kosovë sipas Ibrahimit, është përgënjeshtruar sepse “të gjitha Komunat e Kosovës i kanë dorëzuar listat e pagave deri me 10 shtator të këtij viti”.
Më tej ai ka sqaruar se data 10 është afati i fundit për t’i dorëzuar listat ndërsa ekzekutimi i pagave ka afat deri me datën pesë sipas Ibrahim-it.
“Listat e pagave me infrastrukturën ligjore në Republikën e Kosovës, duhet të dorëzohen nga komunat në nivelin qendrorë, ndërsa niveli qendror nuk ka as një kompetencë për veç ekzekutimit të pagave”, ka deklaruar, Sazan Ibrahimi në RTV Dukagjin, në emisionin FIVE.
Sipas tij është duke përdorur standard i dyfishtë, sepse në grevë nuk ka qenë vetëm sindikata e Arsimit por dhe sindikata e Shërbyesve civil.
Ibarahimi, ka përfunduar duke thënë se vetëm mësimdhënësit janë ndëshkuar sepse punëtorët e administratës dhe pse kanë qenë në grevë por pagat ndaj tyre janë ekzekutuar.