Një mashkull 54-vjeçar ka vdekur si pasojë e zënies nga ashensori i banesës kolektive, në Pejë.
Lajmin për Portalihn Dukagjini e ka konfirmuar Driton Rugova, Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës.
“Sot rreth orës 15:00, Policia është infromuar se në rrugën ‘Ali Pashë Tepelena’, në Pejë, ka ndodhur një incident në ashensorin e një banese kolektive shumë katëshe. Njësitet Policore menjëherë iu kanë përgjigjur vendit të ngjarjes, gjithashtu edhe ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës mashkuoll 54-vjeçar”, ka deklaruar Rugova.
Krahas kësaj, Rugova bën të ditur se në vendngjarjue ka dalur edhe Prokurori i Shtetit i cili me rastin e ekzaminimit të trupit të vikitimës, ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet për obduksion në institutin e mjekësisë ligjore.