Mësimdhënësit pa paga, avokati i popullit kërkon zgjidhje nga Qeveria

Ani pse tash po dalin në punë, pagat Qeveria nuk e ka ndërmend t’i procesojë për mësimdhënësit, duke u thirrur në Ligjin për Greva. Juristët po e konsiderojnë të jashtëligjshëm këtë veprim të Qeverisë

Foto ilustrim

Mësimdhënësit në punë po dalin por mund të mos marrin pagat e shtatorit për shkak të grevës.

Pos mësimdhënësve pagat nuk u kanë dal as drejtorëve të shkollave.

Njëri ndër ta është Esad Simnica, drejtor i shkollës “Selman Riza” në Fushë Kosovë.

Ai thotë që nuk ishte as në listën e SBASHK-ut.

“çuditërisht edhe neve si drejtor që kemi qenë tamam në punë dhe skemi qenë në lista të SBASHK-ut nuk kemi marrë paga”, ka thënë Simnica.

Esad Simnica, drejtor i shkollës “Selman Riza”

Situatën e krijuar ai e quan diskriminuese.

“Nuk e besoj që ka ndonjë mësimdhënës që që nuk kanë kredi dhe si do ti shlyejnë ato kredi atë dinë vetëm nashta qeveria më mirë sepse është shumë shumë e vështirë”, ka shtuar Simnica.

Ndërkohë, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci e ka arsyetuar në formën e saj mosekzekutimin e pagave për mësuesit.

“Ndonëse komunat janë përgjegjëse për organizimin e arsimit parauniversitar, janë punëdhënëse dhe e kanë obligim të raportojnë çdo muaj në Departamentin e Thesarit në Ministri të Financave, një gjë të tillë nuk e kanë bërë”, ka thënë Nagavci.

Këtij deklarimi i është kundërpërgjigjur kryesuesi i kolegjiumit për arsim në komuna, Samir Shahini.

“mësimdhënësit ose lista e shtatorit është dërguar para datës 10 me plotësim ndryshimet që janë standard dhe lista tjetër që I është referuar ministrja me siguri janë lista që ne i kemi quajtur lista të presionit e I kanë kërkuar ndërmjet inspektoratit të arsimit”, ka thënë Shahini.

Kryesuesi i kolegjiumit për arsim në komuna, Samir Shahini

Edhe juristët po thonë se mosezkeutimi i pagave është masë arbitrare.

“Pezullimi i pagave është i kundërligjshëm, pasi Ligji për Grevat, në nenin 1, përcakton që ligji ka për qëllim t’iu ofrojë të drejtat dhe benificionet e grevistëve, dhe këto të drejta duhet të interpretohen në pajtim në standardet ndërkombëtare të aplikueshme në Kosovë. Standardet ndërkombëtare në këtë rast janë opinionet ligjore dhe praktikat më të mira të Organizatës Ndërkombëtare të Punës” ka thënë drejtori ekzekutiv i IKD-së, Ehat Miftaraj.

Drejtori ekzekutiv i IKD-së, Ehat Miftaraj

Për situatën e krijuar ka reaguar edhe Avokati i Popullit duke thënë se mosekzekutimi i pagave të mësimdhënësve do ta rrezikojë seriozisht mirëqenien sociale për mësimdhënësit dhe për familjet e tyre dhe ka kërkuar nga Qeveria të bëjë zgjidhje.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika