Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ka treguar se është takuar me partitë politike opozitare, VMRO DPMNE.
“I kërkuam kryetarit të opozitës të mos frenojë ligjet në fushën e energjisë dhe çdo gjë që mund të ndihmojë në përballimin e krizës”, ka shkruar Kovaçevski në Facebook.
“Të gjithë e kemi obligim ndaj qytetarëve dhe ekonomisë në këtë dimër më të vështirë që na pret të sigurojmë furnizim stabil me energji elektrike dhe ngrohje”.
Më tej ai, treguar se i ka dëgjuar qëndrimet e VMRO DPMNE-së për përballimin e krizës energjetike.
Sipas tij nuk nuk është koha për agjendat politike, por për të punuar dhe marrë masa konkrete për tejkalimin e krizës energjetike.