Të martën e 4 tetorit, një person në Fushë Kosovë ka raportuar në Polici se deri sa ka qenë në veturën e tij rreth orës 20:00, një i panjohur kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të tij dhe është larguar.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë në veturën e tij, i dyshuari mashkull kosovar kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të tij (pa pasoja) dhe është larguar në drejtim të panjohur”.
Po ashtu në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar si provë materiale një gëzhojë. I dyshuari gjendet në arrati ndërkaq rasti është duke u hetuar.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti ka ndodhur në rrugën “Nëna Tereza”.