DASH: Raporti për problemet kryesore në Shqipëri

Problemet e detektuar nga raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit, thekson se, çështjet kryesore lidhur me të drejtat e njeriut në Shqipëri gjatë vitit 2021 ishin “problemet me pavarësinë e gjyqësorit ndërsa vazhdonte procesi i vetingut; kufizimet e lirisë së shprehjes dhe shtypit; dhe korrupsioni i përhapur në të gjitha degët e qeverisë dhe institucionet lokale”.

Për çdo vit publikohet raporti i Departamentit të Shtetit për të drejtat e njeriut nëpër Botë.

“Mosndëshkimi mbeti një problem, megjithëse Organi i Specializuar për Antikorrupsionin dhe gjykatat antikorrupsion bënë përparim të rëndësishëm gjatë vitit në hetimin, ndjekjen penale dhe dënimin e zyrtarëve të lartë dhe krimit të organizuar”, thuhet në raport.

Sipas Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë  ka arritur në përfundimin se zgjedhjet e 25 prillit ishin të organizuara mirë, votuesit kishin alternativa mes kandidatëve që ishin në gjendje të bënin fushatë lirisht dhe se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve(KQZ) i menaxhoi në mënyrë adekuate detyrimet e tij.

“Korrupsioni ishte i përhapur në të gjitha degët e qeverisë dhe zyrtarët shpesh u përfshinë në praktika korruptive pa u ndëshkuar”, thotë raporti.

Nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) kishte zbuluar skema korruptive nga ish-ministra, kryetarë bashkie, gjyqtarë dhe prokurorë në detyrë, ish-gjyqtarë dhe gjyqtarë të Dhomës së Apelit të Vetting-ut të Gjykatës Kushtetuese, ish-gjyqtarë të Gjykatës së Lartë dhe zyrtarë të pushtetit ekzekutiv.

Në shtator u paditën për shpërdorim detyre dhe akuza për korrupsion shumë zyrarë të shtetit, ishte një gjyqtar, dy prokurorë, një kryetar bashkie dhe ish-drejtori i prokurimeve në Ministrinë e Brendshme.

Sipas DASH-it hetimet u penguan nga rrjedhjet hetimore, presioni real dhe i perceptuar politik dhe një sistem i organizuar mirë.

“Ndërsa prokurorët bënë përparim të rëndësishëm në ndjekjen e rasteve të korrupsionit publik të nivelit të ulët dhe të mesëm, shkalla e ndjekjes penale për zyrtarët e rangut të lartë mbeti e ulët”, thuhet në raport.

Departamenti theksoi se, korrupsioni në polici mbetet problematike.

Policia e Shqipërisë

“Policia nuk e ka zbatuar gjithmonë ligjin në mënyrë të barabartë. Lidhjet personale, politike ose kriminale, infrastruktura e mangët, mungesa e pajisjeve dhe mbikëqyrja e pamjaftueshme shpesh patën pasoja në zbatimin e ligjit” kishte vlersuar raporti i DASH-it.

Në raport tregohet se autoritetet vazhduan t’i adresojnë këto probleme duke e krijuar një sistem për verifikimin e zyrtarëve të sigurisë. Përmisojë infrastrukturën e objekteve, automjeteve të policisë, theksuar publikisht masat kundër korrupsionit.

Organizatat vendase për të  drejta të njeriut dhe ndërkombëtare sipas raportit veprojnë pa kufizimi nga qeveria dhe janë të lira për të hetuar dhe publikuar gjetjet e tyre për rastet e të drejtëve të njeriut.

Zyrtarët qeveritarë në përgjithësi ishin bashkëpunues dhe të përgjegjshëm ndaj pikëpamjeve të tyre, sipas raportit.

Rrejdhja e të dhënave nga sistemi i drejtësisë

ilustrimi

“Megjithëse Kushtetuta e Shqipërisë parashikon një gjyqësor të pavarur, presioni politik, frika, korrupsioni dhe burimet e kufizuara e penguan atë të funksiononte plotësisht, në mënyrë të pavarur dhe efikase”, u cilësua në raport.

Zakonisht seancat gjyqësore ishin përgjthësishttë hapura për publikon, por kishte raste kur publiku nuk lejohej ato ishin si pasojë e kufizimeve nga COVID-19, as gazetarët nuk lejoheshin ose publiku në ambientet e gjykatës.

Në raport vlerësohej fakti se povazhdonte procesi nga qeveria për monitoruar ndërkombëtarisht për verifikimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, si dhe shkarkimin e personave me të pasuri të pajustifikueshme ose lidhje me krimin e organizuar.

Nuk lihen anash as mos kapaciteti i gjykatës për të kryer një numër të lartë lëndësh. Më 31 korrik ata vunë në dukje se Gjykata e Lartë kishte një numër të lartë prej 36 mijë e 608 çështjesh të prapambetura në pritje gjykimi. Raporti përmend problemet e krijuara nga mungesa e plotësimit të Gjykatës së Lartë me numrin e duhur të gjykatësve.

“Politizimi i emërimeve të kaluara në Gjykatën e Lartë dhe Gjykatën Kushtetuese herë pas here kërcënoi të minonte pavarësinë dhe integritetin e këtyre institucioneve”.

Duke tentuar të zbatohen dispozitat e reformës në drejtësi çoi në një pauzë në proceset normale gjyqësore ndërsa punohej për ngritjen e organeve të pavarura disiplinore.

“Ndërsa individët dhe organizatat mund të kërkojnë instrumenta juridike civile për shkeljet e të drejtave të njeriut, janë raportuar raste të korrupsionit gjyqësor, joefikasitetit, frikësimit dhe ndërhyrjes politike”.

U kërkua që persekutuarit poltikë nga rgjimi komunist vazhduan të bënin kërkesa ndaj qeverisë për dëmshpërblim.

“Qeveria nuk ka bërë përparim në lëvrimin e kompensimeve gjatë vitit. Instituti për Aktivizëm dhe Ndryshime Shoqërore dhe Autoriteti për Informim mbi Dosjet e Ish-Sigurimit të Shtetit (Sigurimi) ngritën shqetësime në lidhje me rastet e pazgjidhura të personave të zhdukur që datojnë nga ish-regjimi komunist”.

Drejta e pronës mbetet problem,po ashtu edhe procesi i zgjatur i kompensimit dhe nivelet e ulëta të kompensimit për pronën e shpronësuar.

Kushtetuta dhe ligjet ndalojnë ndërhyrje arbitrare ose të paligjshme në privatësi, familje, shtëpi ose korrespondencë, ka pasur njoftime se qeveria nuk i respektoi ato ndalime thuhet në raport.

Në raport përmendej dhe rrjedhja e të dhënave të qytetarëve gjatë zgjedhjeve të 25 prillit.

“Gjatë fushatës së zgjedhjeve parlamentare të vitit, u bë e njohur se një bazë të dhënash me informacionin personal dhe detajet e kontakteve të rreth 900 mijë qytetarëve, si dhe preferencat e tyre të mundshme partiake, u bënë publike, duke i ekspozuar votuesit ndaj presionit të mundshëm”, cilësohej në raport, ku shtonte se SPAK-u ka nisur një hetim penal.

Liria e mediave dhe respektimi i lirive Civile

ilustrimi

 

Në mënyra të papërshtatshme, u përpoqën që ndikonin në media, qeveria, bizneset dhe grupet kriminale.

Raporti thekson se pati përpjekje për të ushtruar presion të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë politik dhe ekonomik mbi median, përfshirë kërcënimet dhe dhunën ndaj gazetarëve që u përpoqën të hetonin krimin dhe korrupsionin, por mediat e pavarura ishin aktive dhe shprehnin një shumëllojshmëri të gjerë pikëpamjesh.

Një nga problemet kryesore që përmenden në raport po cilësohet përdorimi i medave nga pronaret e tyre për të çuar përpara interesat e tyre me (mbështetjen) e partive politike për të siguruar favore.

“Shumica e pronarëve të stacioneve televizive private përdorën përmbajtjen e transmetimeve të tyre për të ndikuar në veprimet e qeverisë ndaj bizneseve të tyre të tjera. Pati njoftime të besueshme se përfaqësues të lartë të medias përdorën organet e mediave për të ushtruan shantazh ndaj bizneseve duke i kërcënuar me mbulim negative”.

“Presioni politik, korrupsioni dhe mungesa e fondeve kufizuan median e pavarur të shkruar dhe gazetarët sipas njoftimeve u angazhuan në autocensurë”, vazhdon raporti.

Pa siguria ekonomike një probleme tjëter që permendet në raport ku thuhet se, për shkak të mungesës së kontratave të punës gërreu pavarësinë e gazetarëve dhe kontribuoi në njëanshmërinë e mbulimit. Sindikata e Gazetarëve Shqiptarë vazhdoi të raportonte vonesa të konsiderueshme në pagat për gazetarët në shumë media.

Sipas sindikatës së gazetarëve, pandemia i përkeqësoi këto vonesa. Problemet financiare bënë që disa gazetarë të mbështeteshin më shumë në burimet e jashtme të të ardhurave, duke çuar në pyetje në lidhje me integritetin e raportimit të tyre.

Organizatat jo-qeveritare kanë shprehur shqetësimin për rrezikun nga fake neës dhe etiken profesionale të punës se mbi 900 portaleve të lajmeve të cilat operojnë në Shqipëri “interesave të veçanta financiare, politike dhe kriminale. Rritja dramatike në mediat online ofroi një larmi pikëpamjesh si dhe mundësi për korrupsion”.

Sipas Sindikatës së Gazetarëve kanë shprehur shqetësimin për sigurin  e gazetarëve nga presionin ndaj gazetarëve nga interesat e politikës dhe biznesit, si edhe rastet e dhunës ndaj tyre.

Paditë për shpifjen ndaj gazetarëve gjobat e larta dhe dosjet penale ndaj gazetarëve. Për rrjedhojë këto padi, minuan lirinë e shprehjes, sipas Oragnizatës po përcjellët me shqetësimi.

Raporti detajon gjithashtu problemet me liritë individuale të njeriut, përfshirë vrasjen e të riut, Klodian Rasha, që ishte në shkelje të orës policore në dhjetor të vitit 2020, burgjet e mbipopulluara dhe kujdesin e pamjaftueshëm për të burgosurit, dhuna ndaj gruas dhe në familje e keqësuar gjatë pandemisë, dhe diskriminimin për shkak të orientimit seksual dhe identitetit gjinor.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika