Pas aneksimit të tokave ukrainase, BE miraton sanksione të reja ndaj Rusisë

Aneksimi i territoreve ukrainase nga Rusia ka tërhequr vëmendjen e shteteve anëtare të BE-së, të cilat në mëngjesin e së mërkurës kanë miratuar një pako sanksionesh ndaj këtij vendi

Flamujt e Bashkimit Evropian





Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka mirëpritur marrëveshjen e shteteve anëtare të BE-së për pakon e 8-të të sanksioneve ndaj Rusisë.

“Kemi ecur shpejt dhe me vendosmëri. Ne kurrë nuk do të pranojmë referendumet e rreme të Putinit dhe asnjë lloj aneksimi në Ukrainë”, ka shkruar der Leyen në Twitter.

Të mërkurën e pesë tetorit, Bashkimi Evropian ka miratuar sanksione të reja kundër Rusisë kështu duke përfshirë një kufi të çmimit për naftën bruto ruse dhe produktet e rafinuara, raporton Euronews.

Kjo pako me sanksione vjen si përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj aneksimit të paligjshëm të katër rajoneve të Ukrainës nga Rusia.

Sanksionet e fundit, të miratuara nga ambasadorët e BE-së, paraqesin gjithashtu ndalimin e ri të eksporteve dhe importeve, si dhe një dispozitë krejt të re që do të pengonte shtetasit e BE-së të ulen në bordet drejtuese të kompanive shtetërore ruse.

Ndryshe, para një jave, Von der Leyen ka bërë të ditur se Bashkimi Evropian pritet të vendosë sanksione të reja ndaj Rusisë.

Von der Leyen tha se “javën e kaluar, Rusia e përshkallëzoi pushtimin e Ukrainës në një nivel krejtësisht të ri” përmes mobilizimit, dhe “referendumeve të rreme që janë një përpjekje e paligjshme për të rrëmbyer tokën dhe ndryshimin e kufijve ndërkombëtarë me forcë”.

Ajo kishte thënë se BE-ja do të zgjerojë listën e produkteve që nuk mund të eksportohen në Rusi, veçanërisht, në lidhje me armët, avionët dhe substancat kimike.

Ndryshe, presidenti i ShBA-së, Joe Biden në lidhje me aneksimin e territoreve ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara nuk do t’i njohin asnjëherë pretendimet territoriale të Rusisë në Ukrainë.

Ndërkaq, më 30 shtator, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka bërë aneksimin e paligjshëm të katër rajoneve ukrainase, Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia.

Ai ka nënshkruar dokumentet e aneksimit dhe ka emëruar liderët rusë në të katër territoret ukrainase.

Fjalimi i tij pasoi mbajtjen e referendumeve të pretenduara në rajonet e kontrolluara pjesërisht nga ushtria ruse, referendume të cilat perëndimi i ka konsideruar të paligjshme.





Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika