Bad News Eagles është mposhtur nga ekipi suedez NiP në ndeshjen e tyre të dytë në turneun kualifikues për Major IEM Road to Rio, i cili u mbajt në Malta.
Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me rezultat të ngushtë 8-7 në të mirë të ekipit suedez, ndërsa në pjesën e dytë NiP dominuan gjatë gjithë kohës, duke e përfunduar ndeshjen me rezultat 16-7.
Pas kësaj humbjeje, ekipi shqiptar mban serinë e ndeshjeve 1-1 (një fitore, një humbje) dhe ka edhe dy mundësi të tjera për t’u kualifikuar në Majorin e madh të CS:GO, i cili do të mbahet në Rio de Janeiro të Brazilit.
Lojtari me paraqitjen më të mirë nga ekipi Bad News Eagles ishte Sener Mahmuti “SENER1”, me 20 eliminime dhe vlerësimin nga HLTV 1.22.
Ndeshjen e radhës ekipi shqiptar do ta zhvillojë të enjten e 6 tetorit.