Komuna e Obiliqit mohon pretendimet: Shkollat s’kanë problem me ngrohje

Komuna e Obiliqit ka mohuar pretendimet e kandidatit për deputet të LVV-së, Halil Thaçi se njëra ndër shkollat e kësaj komune është mbyllur si shkak i mungesës së lëndëve djegëse. Televizioni ka vizituar shkollën “Pandeli Sotiri” në të cilën, po vazhdon orari i rregullt mësimor ndërsa ambientet e saj, ishin të ngrohta dhe deponia e lëndëve djegëse nuk kishte mungesë. Ndonëse kontratat e DKA-së mbesin në proceset e prokurimit publik për furnizimin me dru, në ndihmë komunës i ka dal KEK-u i cili furnizimin me lëndë djegëse e ka bërë nga qershori

Deponia me lëndët djegëse vihet re akoma pa hyrë në oborrin e shkollës “Pandeli Sotiri” në Obiliqin e vjetër.

Ndonëse kandidati për deputet nga radhët e LVV-së, Halil Thaçi deklaroi se shkolla  u mbyll si shkak i mungesës së tyre, një ditë pas, shkolla po funksionon ashtu siç parashihet.

E nga kjo e fundit, thonë se nuk ka pasur problem për t’u ngrohur.

“Shkolla ka nxemje dhe është me një ndërrim. Dje ka mbaruar në orën 13, ajo ka qenë e mbyllur. Kalldaja ndezet në 5 të mëngjesit ashtu që kur mësimi të nisë të jetë ngrohtë. Kur përfundon mësimi ndalet”, ka theksuar Lavdina Hashani Terbunja, përgjegjëse e shkollës.

Edhe në Drejtorinë e Arsimit në Obiliq thonë se nuk ka orë mësimi të humbura dhe se pavarësisht kontratave që ende janë në proces të prokurimit publik, komuna tashmë ka bërë zgjidhjen.

“Jemi ballafaquar me situata shqetësuese që nga qershori, diku 8 kontrata të DKA-së janë ekzsituese në organin për prokurimin pubik. Nuk kemi përgjigje se ç’ka po ndodhë, në mesin e tyre ka qenë edhe kontrata për furnizim me dru. Ne po e presim përgjigjen që brenda dy-tre ditësh të lidhet kontrata ndërsa deri tani, falë KEK-ut, kemi marrë thëngjill të mjaftueshëm që nga muajt e verës, me 820 ton të ndarë barabartë për shkollat e që ka rezultuar me ngrohje për të gjitha objektet e shkollave”, ka deklaruar Fitore Hashani, Drejtoreshë e Arsimit në Obiliq.

Shkollat në fshatrat e tjera të Obiliqit ndonëse të pajisura me lëndë djegëse, janë në shfrytëzim të lëndëve rezervë, të tepruara nga viti i kaluar, përfshirë drunjtë.

E njëjta vlen edhe për kryesoret në qendër të qytetit.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika