“A din mu nal ti”, “Kishe nevojë për psikolog” – Eskalon debati mes Statovcit dhe Rashitit, kalon në personale

Emisioni 'Dueli Sportiv' ka filluar me një debat të ashpër mes Faruk Statovcit dhe Valon Rashitit

Në emisionin ‘Dueli Sportiv’ në TV Dukagjini po diskutohet rreth përzgjedhësit të ri të Kombëtares së Kosovës, Franco Foda.

Gazetari Valon Rashiti e akuzoi analistin dhe trajnerin, Faruk Statovci, se është duke folur “palidhje” rreth pagesës së Fodës, nëse duhet ta dijë opinioni apo jo.

“Qysh s’ka rëndësi mos me ditë pagesën e tij opinioni. Je tu ia futë kot, je tu folë palidhje. Mua më intereson se ato mjete janë që mblidhen prej sponsorëve, UEFA e jep një pjesë të madhe të tyre,” tha Rashiti.

Statovci nuk e kërseu pastaj gazetarin, duke kaluar debati në personale.

“Çfarë gazetari je ti? Nëse je gazetar msohu kur të fol dikush me ngu deri në fund. Nalu more, kqyre ti djalë i mirë në çdo emision me ty nuk muj mu marrë. Ti po më duket se kishe nevojë për psikolog,” tha Statovci.

Më poshtë mund të shikoni ‘LIVE’ emisionin ‘Dueli Sportiv’.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika