A do ta rrëzojnë studentët nesër Vuçiqin nga pushteti?

Tubimi masiv i studentëve në Beograd nesër më 15 mars pritet ta sfidojë seriozisht pushtetin 12 vjeçar të Aleksandar Vuçiqit. Për dallim me ta, shumë serbë nga Kosova kanë udhëtuar për ta përkrahur Vuçiqin. Gazetar serb nga Kosova thonë se kjo përkrahje po sigurohet me presionin e Listës Serbe me listë të pagave, ndërsa profesor nga Beogradi, presin që në protestë të jenë nga 500 mijë njerëz deri në 1 milion, më shumë sesa kur u rrëzua Slobodan Millosheviqi.

15 marsi është dita e së vërtetës për pushtetin 12 vjeçar të Aleksandër Vuçiqit. Pushteti që për shumë kë është regjim, për nesër në Beograd ka parashikuar dhunë, ndërsa studentët kanë premtuar tubimin më masiv që nga dhjetori kur nisën demonstratat.

Protestat gjithëpopullore që janë kthyer në makth për Vuçiqin, nisën pas shembjes së strehës së stacionit hekurudhor në Novi Sad ku vdiqën 15 persona.

Pos ushtarakëve në pension të dyshuar për krime luftë në Ballkan, presidenti serb përkrahje ka gjetur edhe në Kosovë.

Në protestat studentore në Serbi janë parë e identifikuar serbë të Kosovës, shumë prej tyre në përkrahje të Aleksandar Vuçiqit. Edhe nga këtu, nga stacioni i autobusëve në Mitrovicën Veriore ka pasur udhëtime në drejtim të Beogradit.

Për përkrahjen që Vuçiqi po e siguron nga serbët e Kosovës është në dijeni edhe gazetari, Branislav Kërstiq.

Sipas tij në javën e kaluar, mijëra serbë, dhe jo vetëm nga veriu por nga e gjithë Kosova kanë udhëtuar për ta përkrahur Vuçiqin.

“Sepse janë me buxhet të lidhur me shtetin e Serbisë, edhe ajo kontrolla e fundit për pranimin e rrogave është Lista Serbe. Që do të thotë kjo është mekanizmi me të cilin Beogradi zyrtar përmes instrumentit të saj, Listës Serbe po i manipulon serbët e Kosovës dhe e ka një lloj kontrolli”, ka thënë Kërstiq.

Gazetari serb që punon dhe vepron në pjesën veriore beson se protesta do të kalojë pa dhunë dhe nuk do ta rrezikojë pushtetin e Vuçiqit, i cili pos Kishës Ortodokse që e ka në krah i nevojitet ende faktorit ndërkombëtar.

Edhe profesori serb në Beograd, Ivan Videnoviq, beson se protesta do të jetë e qetë, por thotë se nuk do të jetë e fundit, sepse pret që të vazhdoj edhe muajve e ndoshta viteve në vazhdim.

“…Frika është thyer, njerëzit po e ndjejnë lirinë, kanë dal dhe kanë filluar të marrin frymë përsëri dhe jo të jenë vazhdimisht të frikësuar nga mediat qeveritare, pushtetarët dhe vet Vuçiqi. Mendoj se ndryshimi këtu ka filluar dhe mendoj se nga ky ndryshim do të përfitojnë të gjithë fqinjët tanë në Ballkan dhe shpresoj të shoh të ardhme të qetë, të ndritshme dhe e begatë për të gjithë popujt dhe shtetet në Ballkan…”,, ka thënë Videnoviq.

Videnoviq pret që nëpër rrugët e Beogradit të protestojnë gati 1 milionë njerëz, dhe thekson se po ka provokime nga Vuçiqi që mund të kthen në dhunë.

Në fjalimet e fundit, Vuçiqi ka paralajmëruar për dhunë duke propaganduar se opozita do të organizojë akte dhune të mëdha më 15 mars, duke kërcënuar se të gjithë ata që marrin pjesë në dhunë, do të arrestohen.

Shija e redaktorit

Për nder të 31-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në kohët e vështira për librin dhe kulturën, me iniciativën e një grupi krijuesish e intelektualësh, shtëpia botuese...

Për vitin e tretë me radhë, në Kosovë u organizua...

Instituti për Promovimin e Metodës Shkencore, mbështetur nga shtëpia botuese "Dukagjini", shënuan “Festivalin e Matematikës” për të tretin vit me radhë, duke vlerësuar dhe nxitur...

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

Të fundit nga rubrika