Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq do të shihen sërish mes vete me 23 qershor.
Por, ende e paqartë mbetet nëse kryeministri i Kosovës dhe Presidentit i Serbisë, do të kenë një takim të vecantë.
Një gjë të tillë nuk e kanë konfirmuar as nga Bashkimi Evropian.
“Si zakonisht, ne do të njoftojmë çdo takim të ardhshëm të Dialogut nëse dhe kur është e nevojshme” thuhet në dekleratën e Bashkimit Evropian.
Procesi i dialogut është në një fazë që nuk po ka progres.
E kjo duket të jetë edhe arsyeja se pse kancelari gjerman Olaf Scholz po insiston që dialogu të vazhdoj, dhe se ky proces duhet të përfundoj me njohje të ndërsjellë.
Këtë gjë kancelari gjerman e ka thënë edhe pas takimi që pati ditë më parë me preisdentin e Serbisë, Aleksandër Vuciq.
“E qartë është që marrëveshja në fund duhet të zgjidhë edhe çështjen e njohjes së Kosovës, sepse është e paimagjinueshme që dy vende, të cilat nuk e njohin njëra-tjetrën të bëhen anëtare të BE-së” tha Scholz
E ky duket të jetë një momentum i ri për këtë proces thonë njohësit e çështjeve politike.
Sipas tyre nëse kjo kërkesë e kancelarit gjerman hynë në agjendë do të jetë një ndryshim për procesin e dialogut.
Analisti Abit Hoxha tha se “Ky është një momentum i ri dhe nëse futet në agjendë është ndryshe. Deri tani Lojcak edhe Borell kanë qenë neutral dhe tani si duket do të ketë një momentum të ri. Nëse hynë në agjendë kjo çështje e theksuar nga kancelari Gjerman atëherë do të ketë ndryshime në të kundërtën do të vazhdojnë takimet thata mes tyre”.
Se ky është një momentum i mirë për Kosovën e thotë edhe Seb Bytyçi, vetëm se sipas tij pengesat për këtë çështje mund të jenë më përfundimin e procesit të zgjedhjes së qeverisë së re në Serbi.
“ Tash po krijohet përshtypja se dialogu duhet të përfundoj dhe kjo është në favor të Kosovës pasi dialogu pa përfundim ka qenë strategji e Serbisë dhe e vetmja çështje është se Serbia se ka përfunduar ende ciklin zgjedhor dhe aty ka dilema se si do të ndikoj ambienti i ri i sigurisë dhe si do të ndikoj Qeveria e re në qëndrimet Serbisë lidhur më dialogun më Kosovën.” deklaroi Seb Bytyçi.
Me 23 qershor liderët e Ballkanit Perendimor do të kenë një takim të rëndësishëm në Bruksel, me anëtarët e Këshllit Evropian.