A do të ketë takim në mes të Kurtit e Vuçiqit në Davos të Zvicrës?

I dërguar i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, do të zhvillojë takime të ndara me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq javën tjetër në Davos të Zvicrës, ku të hënën e 15 janarit nis Forumi Ekonomik Botëror. Por, njohesit e rrethanave të politikës thonë se këto takime mund të ndikojnë pozitivisht në ecurinë e dialogut

(Majtas) Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti
(Majtas) Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti

Në Bruksel jo, por kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të takohen në një shtet tjetër.

Forumi Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, do të jetë vendi ku dy liderët do të takohen ballë për ballë ndonëse nuk do të diskutojnë.

Kurti e Vuçiq, pikërisht, për dialogun, në Zvicër do të diskutojnë me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Ky i fundit ka paralajmëruar një javë dinamike në konfederatën zvicerane.

Mirëpo, nga ky takim nuk pritet që faza e radhës e dialogut të përshpejtohet.

“Nuk shoh përshpejtim të dialogut e në veçanti në fazën e parë të këtij viti, edhe pse mendoj se trysnia do të jetë më e madhe e në veçanti nga Bashkimi Evropian, pasi edhe zotëri Lajçak edhe Borell janë të interesuar të vendosin në një binar të pathyeshem dialogun para zgjedhjeve të Parlamentit Evropian e që pritet ndryshim të strukturës”, tha Visar Ymeri nga Instituti “Musine Kokalari”.

Po dikush po mendon se këto takime mund të ndikojnë në një takimi në mes të dy palëve në Bruksel.

“Mund të kontriboj në një agjend për takim mes Kurtit e Vuçiqit në Bruksel e në veçanti nëse ka sinjale për zbatimin të marrëveshjeve të caktuara dhe ato marrëveshje të përdoren në të mirë të qytetarëve dhe jo për interesa politik”, tha analisti Visar Xani.

Hera e fundit kur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq u ulën përballë njëri-tjetrit në tryezën e Brukselit ishte 14 shtatori i vitit 2023.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika