Të premten e 19 gushtit, Kuvendi i Malit të Zi do të mbajë votimin e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë së kryeministrit, Dritan Abazoviq.
Seanca është caktuar në orën 11:00.
Në të do të marrë pjesë edhe vetë Abazoviq me ministrat e kabinetit të tij.
Për të rrëzuar Qeverinë, e cila deri më tani ka funksionuar si pakicë, janë të nevojshme votat e të paktën 41 deputetëve, nga, gjithsej, 81 sa janë në Kuvend.
Iniciativa për rrëzimin e Qeverisë e prezantuar nga Partia Demokratike Socialiste e presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, dhe një pjesë e partive të tjera, është në shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të Abazoviqit për nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe.
Ndryshe, më 28 prill, Dritan Abazoviq është zgjedhur kryeministër i Malit të Zi.
Tentimi nga Qeveria e Malit të Zi, e udhëhequr nga kryeministri Dritan Abazoviq, për ta miratuar draft-kontratën me Kishën Ortodokse Serbe, nuk është pritur mirë nga presidenca malazeze.
Ndërkaq, Abazoviq nuk e konsideron si tradhti miratimin e Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe.
Ai e cilëson si hap për ta shtyrë Malin e Zi drejt pajtimit.
Marrëveshja e Abazoviq me Kishën Ortodokse Serbe, naivitet apo qëllim politik?